Bashar Asad: Europianët t’i japin fund përkrahjes për terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40330-bashar_asad_europianët_t’i_japin_fund_përkrahjes_për_terroristët
Presidenti i Sirisë deklaroi: “Nëse europianët dëshirojnë të ndihmojnë popullin sirian, fillimisht ata duhet t’i japin fund përkrahjes për terroristët”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 17:16 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Europianët t’i japin fund përkrahjes për terroristët

Presidenti i Sirisë deklaroi: “Nëse europianët dëshirojnë të ndihmojnë popullin sirian, fillimisht ata duhet t’i japin fund përkrahjes për terroristët”.

Bashar Asad, president i Sirisë, në një takim të zhvilluar sot në Damask me një delegacion të përbërë nga eurodeputetë dhe  deputetë të Dumës ruse, theksoi: “Funksionarët europianë duhet t’a kuptojnë se rruga e zgjidhjes së krizës në Siri është në dorën e popullit sirian dhe t’a pranojnë se sulmet terroriste në vendet europianë janë rezultat i politikave të tyre të gabuara”. Asad kërkoi që shtetet europiane të heqin sanksionet e padrejta që kanë goditur nevojat kryesore të jetës së sirianëve. “Lufta kundër terrorizmit po vazhdon me sukses falë përkrahjes së Rusisë dhe tharjes së burimeve financiare të grupeve terroriste”-deklaroi presidenti sirian duke shtuar: ”Rusia duke përkrahur Sirinë, jo vetëm që mbron sigurinë e Sirisë, por edhe sigurinë e vet dhe të vendeve europianë”.