Marrëveshja e armëpushimit në Siri
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se qeveria e Presidentit sirian Bashar Asad si dhe opozita siriane, e kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u hartua më herët nga ekspertët e Rusisë dhe Turqisë.
Ai shtoi se pavarësisht këtij suksesi, pakti vijon të mbetet i brishtë, dhe se do të duhet durim e kujdes i veçantë deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit. Nëse do të respektohet, marrëveshja e armëpushimit mund t’i hapë rrugën nisjes së një procesi politik për tejkalimin e krizës. Qeveria siriane dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë pranuar marrëveshjen e hartuar nga Rusia, Turqia dhe Iranit sa i përket vendosjes së një armëpushimi si pikënisjen për t’i dhënë fund konfliktit që ka vijuar prej afro 6 vitesh. Lajmi është komunikuar nga vetë Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është shprehur se forcat kryesore të armatosura që deri më tani kanë qenë kundër liderit aktual të Sirisë, Bashar Asad, kanë pranuar që të ulin armët me qëllim që të nisin një proces politik. Putin shtoi se pavarësisht gjetjes së dakordësisë, marrëveshja vijon të mbetet e brishtë, dhe se do të duhet durim deri në arritjen përfundimtare të paqes dhe stabilitetit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi sot se Rusia, Irani dhe Turqia janë garantues të marrëveshjes së armëpushimit të përgjithshëm në Siri që është pranuar sot nga qeveria dhe grupet e armatosura siriane. Gjithashtu, Putin ka miratuar propozimin e ministrit rus të Mbrojtjes për reduktimin e pranisë ushtarake ruse në Siri, por ka deklaruar se Moska do të vazhdojë përkrahjen për Damaskun përballë terrorizmit ndërkombëtar. Qeveria siriane dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë pranuar marrëveshjen e hartuar nga Irani, Turqia dhe Rusia sa i përket vendosjes së një armëpushimi si pikënisjen për t’i dhënë fund konfliktit që ka vijuar prej afro 6 vitesh. Marrëveshja e armëpushimit është përpiluar në takimin trepalësh të zhvilluar të martën e javës së kaluar në Moskë, mes ministrave të Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, është i bindur se këtë herë, gjërat do të shkojnë ndryshe sepse siç thotë ai, këtë pushimzjarri e garanton Moska, Teherani dhe Ankaraja .Marrëveshja e armëpushimit do të hyjë në fuqi mesnatën e sotme, por nuk përfshin grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët arrijnë një marrëveshje armëpushimi, por është hera e parë që Shtetet e Bashkuara anashkalohen në një marrëveshje të kësaj natyre.