Lirohen më shumë se 1 mijë të burgosur në Jemen
(last modified Fri, 30 Dec 2016 07:08:44 GMT )
Dhjetor 30, 2016 08:08 Europe/Tirane
  • Lirohen më shumë se 1 mijë të burgosur në Jemen

Zv/kryetari i komitetit të lartë për zbatimin e amnistisë së përgjithshme në Jemen, njoftoi lirimin e 1 mijë të burgosurve në këtë vend.

Najev Abdullah Maxhidi, tha se pas vendimit të këshillit të lartë politik të Jemenit për shtyrjen e afatit të amnistisë, janë liruar më shumë se 1 mijë të burgosur të cilët për shkak së janë mashtruar kanë bashkëpunuar me agresorët. Maxhidii shtoi se deri në përfundim të afatit të amnistisë kanë mbetur 19 ditë. Komiteti i amnistisë që është përgjegjës për zbatimin e amnistisë në të gjithë vendin, njoftoi se në muajin dhjetor janë liruar edhe 70 persona të cilët ishin arrestuar në kohën kur po bënin përpjekje për tu bashkuar me agresorin. Që prej 26 marsit 2015, regjimi saudit ka ndërmarrë një agresion të gjerë kundër Jemenit dhe deri tani rreth 10 mijë civilë jemenas shumica gra dhe fëmijë kanë humbur jetën, mbi 20 mijë civilë janë plagosur, miliona të tjerë janë shpërngulur dhe mbi 80% e infrastrukturës së vendit është shkatërruar plotësisht.

Tags