Turqia arreston 61 oficerë dhe komandantë të ushtrisë
(last modified Fri, 30 Dec 2016 08:47:29 GMT )
Dhjetor 30, 2016 09:47 Europe/Tirane
  • Turqia arreston 61 oficerë dhe komandantë të ushtrisë

61 oficerë dhe komandantë të ushtrisë turke, të cilët prej 2 javësh hetohen për lidhje me lëvizjen Fetaullah Gylen, janë arrestuar me urdhër të gjykatës së Stambollit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke TRT sipas të cilës personat akuzohen për lidhje me lëvizjen Fetaullah Gylen që akuzohet për grushtin e shtetit në Turqi. Gjykata e Stambollit gjithashtu ka liruar 4 persona që më herët ishin arrestuar për këtë shkak. Më 17 dhjetor prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër për arrestimin e 575 oficerëve të ushtrisë dhe forcave të rendit. 351 prej këtyre oficerëve janë arrestuar njëkohësisht në 58 provinca të Turqisë.

Tags