Vajza palestineze plagoset nga plumbat e ushtarëve izraelitë
Dhjetor 30, 2016 16:41 Europe/Tirane
Mediat palestineze bënë të ditur se një vajzë palestineze është plagosur sot nga plumbat e ushtarëve të regjimit të Izraelit.
Forcat izraelite hapën zjarr ndaj një vajze palestineze në rajonin Kalendia në veri të Kodsit të pushtuar, duke e plagosur atë. Ushtria izraelite pretendoi se kjo vajzë u përpoq të kryente një sulm kundër ushtarëve izraelitë. Që prej fillimit të Intifadës së Kodsit në Tetor 2015, forcat okupatore izraelite kanë martirizuar 271 palestinezë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.
Tags