Luftime mes forcave siriane dhe rebelëve në rrethinat e Damaskut
Dhjetor 30, 2016 16:23 Europe/Tirane
Observatori sirian për të drejtat e njeriut bëri të ditur se në rrethinat e kryeqytetit sirian Damask janë zhvilluar luftime mes forcave qeveritare siriane dhe rebelëve të armatosur.
Ushtria siriane u kishte dhënë afat 48 orë rebelëve të armatosur të largohen nga një rajon në veri të Damaskut ku kalojnë tubacionet e ujit për banorët e kryeqytetit dhe të shkojnë në Idlib, por ky ultimatum u hodh poshtë nga rebelët. Si rrjedhim, forcat e ushtrisë siriane dhe forcat aleatë kanë nisur një ofensivë për çlirimin e kësaj zone malore. Pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi të iniciuar nga Rusia, Irani dhe Turqia, shumica e Sirisë kaloi një natë të qetë.
Tags