Çlirohet fshati Sharif në provincën Homs
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40441-Çlirohet_fshati_sharif_në_provincën_homs
Ministria e Mbrojtjes e Sirisë bëri të ditur se forcat siriane kanë spastruar fshatin Sharif në lindje të provincës Homs nga prania e terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 16:27 Europe/Tirane
  • Çlirohet fshati Sharif në provincën Homs

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë bëri të ditur se forcat siriane kanë spastruar fshatin Sharif në lindje të provincës Homs nga prania e terroristëve të ISIS.

Kjo ministri deklaroi se forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar fshatin Sharif që ndodhet pranë aeroportit ushtarak T-4 dhe kanë vrarë dhjetëra terroristë. Ndërkohë, mbi 70 terroristë të ISIS janë vrarë nga forcat siriane gjatë një sulmi të terroristëve të ISIS për marrjen e bazës strategjike ajrore T-4 në lindje të Homsit.