ISIS ndal ujin për banorët e Alepos
Dhjetor 30, 2016 19:59 Europe/Tirane
Grupi terrorist takfirist ISIS ka mbyllur tubacionin e ujit në lumin Eufrat duke lënë pa ujë të pijshëm qindra mijëra banorë të Alepos.
Sipas mediave siriane, ky veprim është kryer nga terroristët në orën 6 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ujësjellësi i Alepos po bashkëpunon me Gjysmëhënën e Kuqe të Sirisë për furnizimin me ujë të banorëve të këtij qyteti. Përveç mbylljes së tubacionit të ujit, terroristët e ISIS kanë shkatërruar edhe qendrat e pompimit të ujit në lumin Eufrat. Terroristët në rajonin Vadi Bardi në perëndim të Damaskut që prej 8 ditësh kanë ndalur ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit sirian dhe aktualisht furnizimi me ujë të pijshëm në këtë zonë kryhet me anë të tankerëve.
Tags