Saad Hariri kërkon fundin e mosmarrëveshjeve politike në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40462-saad_hariri_kërkon_fundin_e_mosmarrëveshjeve_politike_në_liban
Saad Hariri kryeministri i ri i Libanit ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike me qëllim që vendi të zhvillohet nga ana ekonomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 03:10 Europe/Tirane
  • Saad Hariri kërkon fundin e mosmarrëveshjeve politike në Liban

Saad Hariri kryeministri i ri i Libanit ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike me qëllim që vendi të zhvillohet nga ana ekonomike.

Saad Hariri në një takim me disa afaristë dhe përfaqësues të ekonomisë në Liban tha se nga progresi ekonomik, zhvillimi dhe qetësia, përfitojnë të gjithë libanezët dhe për këtë duhen lënë mënjanë lojërat politike. Sa i përket ndihmave të qeverisë për sektorin privat me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës Hariri tha se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj në përballje me sfidat në këtë fushë. Sa i përket çështjes së 2 milion emigrantëve sirianë dhe palestinezë në Liban, kryeministri Hariri tha se Bashkësia ndërkombëtare dhe OKB duhet të japin ndihma për ndërtimin e spitaleve vendeve të strehimit dhe për tu ardhur në ndihmë këtyre emigrantëve.