Vriten 11 mercenarë sauditë në provincën Taiz të Jemenit
(last modified Sat, 31 Dec 2016 06:29:16 GMT )
Dhjetor 31, 2016 07:29 Europe/Tirane
  • Vriten 11 mercenarë sauditë në provincën Taiz të Jemenit

11 mercenarë sauditë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në rajone të ndryshme të provincës Taiz në jug të Jemenit dhe disa të tjerë janë plagosur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet ushtarake jemenase të premten në mbrëmje kanë deklaruar se gjashtë pjesëtarë të forcave mercenare saudite janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në lindje të Xhebel Han në rajonin Dabab të provincës Taiz. Burimet ushtarake të Jemenit kanë thënë gjithashtu se 4 mercenarë sauditë janë vrarë në qytetin Salu dhe një pjesëtar i këtyre forcave është vrarë në lartësitë Vekil të provincës Taiz. Ndërkohë njësitet e artilerisë së ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare saudite në jug të fshatit Harikija dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha atyre. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2005 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdorabe Mansur Hadi, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.

Tags