Vriten 7 civilë sirianë nga sulmi i koalicionit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40489-vriten_7_civilë_sirianë_nga_sulmi_i_koalicionit_amerikan
Shtatë civilë sirianë janë vrarë nga një sulm i avionëve luftarakë të koalicionit të drejtuar nga Amerika në veri të Sirisë dhe janë plagosur 22 të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 07:29 Europe/Tirane
  • Vriten 7 civilë sirianë nga sulmi i koalicionit amerikan

Shtatë civilë sirianë janë vrarë nga një sulm i avionëve luftarakë të koalicionit të drejtuar nga Amerika në veri të Sirisë dhe janë plagosur 22 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avionët e koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS të premten në mbrëmje kanë sulmuar qytetin Debsi Afnan 70 km larg qytetit Raka në veri të Sirisë. Një burim spitalor në qytetin Tabaka 50 km në perëndim të Rakas ka thënë se gjatë sulmit ajror të forcave të koalicionit amerikan janë vrarë shtatë civilë sirianë në mesin e tyre tre fëmijë dhe janë plagosur 22 persona të tjerë duke përfshirë disa gra dhe fëmijë ndërsa gjendja e disa të plagosurve është kritike. Shtëpitë të cilat ishin objektiv e këtij sulmi nuk ishin qendra të terroristëve të ISIS. Avionët luftarakë të të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar kundër ISIS me në krye Amerikën shumë herë me pretekst të luftës kundër terroristëve në Siri dhe Irak, kanë sulmuar civilët e pambrojtur. Autoritetet ushtarake të këtij koalicioni pretendojnë se vrasja e civiles gjatë operacioneve ajrore nuk ishte projektuar më parë.