21 persona humbin jetën nga një shpërthim në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40504-21_persona_humbin_jetën_nga_një_shpërthim_në_bagdad
Nga shpërthimi në një qendër tregtare dhe të mbipopulluar në Bagdad kryeqytetin e Irakut, 21 persona kanë humbur jetën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 08:21 Europe/Tirane
  • 21 persona humbin jetën nga një shpërthim në Bagdad

Nga shpërthimi në një qendër tregtare dhe të mbipopulluar në Bagdad kryeqytetin e Irakut, 21 persona kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumarie News sipas të cilës shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në rajonin Senk të Bagdadit. Numri i të vrarëve dhe të plagosur nga ky shpërthim deri tani është deklaruar 50 persona. Ditën e enjte shpërthimi i një autobombe në lagjen Malef në jug të kryeqytetit Bagdad ka marrë jetën dhe plagosur të paktën 7 persona. Terroristët në Irak pas disfatave të njëpasnjëshme në luftimet me ushtrinë irakiane, u janë kundërvënë civilëve duke i sulmuar ata me autobomba dhe bomba të ndryshme.