Sulme terroriste në Naxhaf të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40618-sulme_terroriste_në_naxhaf_të_irakut
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për sulme terroriste në rajone të ndryshme të provincës Naxhaf të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2017 12:01 Europe/Tirane
  • Sulme terroriste në Naxhaf të Irakut

Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për sulme terroriste në rajone të ndryshme të provincës Naxhaf të Irakut.

Kanali televiziv Press Tv ka njoftuar se një autobombë ka shpërthyer të dielën në mëngjes në rajonin Kadisija në provincën Naxhaf. Kjo autobombë ka shpërthyer në afërsi të një postbllok të policisë ku si pasojë janë vrarë të paktën 6 persona dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë. Një burim i sigurisë së Irakut ka thënë se disa prej viktimave të këtij shpërthimi terrorist, kanë qenë civilë. Forcat e sigurisë së Irakut menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë dërguar në spital personat e plagosur.. Burimet informative kanë thënë se ky shpërthim terrorist ka vrarë dhe plagosur disa pjesëtarë të forcave të sigurisë.