Çlirohen dy rajone të tjera në Mosul të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40633-Çlirohen_dy_rajone_të_tjera_në_mosul_të_irakut
Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut, ushtria irakiane ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe ka çliruar fshatin Arub në veri të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2017 14:02 Europe/Tirane
  • Çlirohen dy rajone të tjera në Mosul të Irakut

Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut, ushtria irakiane ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe ka çliruar fshatin Arub në veri të Mosulit.

Në operacionin e zhvilluar sot ushtria ka shkatërruar dy autobomba dhe dy raketa hedhës, tre automjete dhe buldozerë si dhe ka vrarë të paktën 55 terroristë. Në pjesën lindore të qytetit Mosul, ushtria irakian ka zbuluar një depo me armatime dhe d autobomba. Ndërsa policia e Irakut në pjesën jugperëndimore të qytetit Alepo ka zbuluar dhe asgjësuar 3 autobomba. Në operacionet e saj policia ka vrarë 85 terroristë të ISIS. më herët ushtria dhe policia federale e Irakut kanë çliruar edhe fshatin Shekran të Mosulit.