Velajati: Fitorja në Alepo ishte fitore mbi fitoret
(last modified Sun, 01 Jan 2017 16:32:50 GMT )
Janar 01, 2017 17:32 Europe/Tirane
  • Velajati: Fitorja në Alepo ishte fitore mbi fitoret

Kryetari i qendrës për studime strategjike në asamblenë e përcaktimit të interesave të shtetit, çlirimin e qytetit Alepo e ka quajtur fitore mbi fitoret.

Ali Akbar Velajeti sot u takua me ministrin e jashtëm të Sirisë Valid Mualem ku tha se fitorja në qytetin Alepo tregoi se kush janë miqtë dhe armiqtë e Sirisë. Velajeti tha se Irani dhe Siria gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të afërta dhe strategjike me njëri tjetrin të cilat kanë nisur me presidentin e mëparshëm Hafez Asad dhe janë ruajtur deri më sot. Nga ana e tij ministri Mualem tha se fitorja në qytetin Alepo ishte një fitore e përbashkët për Sirinë, Iranin dhe Rusinë dhe shtoi se kjo fitore ka hapur dyert për dialogun mes palëve siriane. Valid Mualem vuri në dukje se çlirimi i qytetit Alepo dhe i rajoneve të tjera të Sirisë ka krijuar mundësinë për bashkëpunim në ndërtimin e së ardhmes së Sirisë. Lidhur me negociatat e ardhshme në Astana shefi i diplomacisë siriane tha se grupet e armatosura duhet të distancohen nga grupet terroriste dhe fronti Nusra dhe të tërhiqen nga rrethinat e Alepos.

Tags