Kryeministri sirian viziton Alepon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40666-kryeministri_sirian_viziton_alepon
Kryeministri i Sirisë në krye të një delegacioni qeveritar vizitoi sot qytetin Alepo në veri të Sirisë që sapo është çliruar nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 01, 2017 19:18 Europe/Tirane
  • Kryeministri sirian viziton Alepon

Kryeministri i Sirisë në krye të një delegacioni qeveritar vizitoi sot qytetin Alepo në veri të Sirisë që sapo është çliruar nga pushtimi i terroristëve.

Emad Khamis, kryeministër i Sirisë, me urdhër të presidentit sirian ka shkuar në Alepo për tu njohur nga afër me situatën dhe nevojat e banorëve të këtij qyteti. Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë sirian viziton Alepon që prej pushtimit të këtij qyteti nga terroristët në vitin 2012. Qeveria siriane ka premtuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për rikthimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik të Alepos, qytet që u çlirua nga ushtria siriane më 22 Dhjetor 2016.