Vriten 14 ushtarakë sauditë në Nexhran
14 ushtarakë të Arabisë Saudite janë vrarë në operacionet e ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në rajonin Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali Press Tv sipas të cilit ushtria dhe forcat popullore të Jemenit dje kanë kryer një operacion kundër forcave saudite në rajonin Nexhran duke sulmuar këto forca me raketa anti tank. Në këtë operacion janë vrarë 10 ushtarë të Arabisë Saudite në afërsi të bazës ushtarake Sadis të rajonit Nexhran. Ndërsa 4 ushtarë të tjerë sauditë janë vrarë në një sulm të ushtrisë jemenase në pikën kufitare Hadhera po në rajonin Nexhran. Ndërkohë nga jemeni mësohet se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar të paktën 2 herë rajone Nagub dhe Asilan të provincës Shabuh. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadi, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.