Hetohet kryeministri i regjimit sionist
Policia e regjimit sionist të mërkurën e ardhshme do ta marrë në pyetje Beniamin Netanjahun, kryeministrin e këtij regjimi, i cili përballet me akuza të marrjes ryshfet dhe shpërdorimit të pozitës së tij.
Kanali 2 i televizionit të regjimit sionist ka njoftuar se policia e këtij regjimi dyshen se Beniamin Netanjahu ka marrë shuma të mëdha të parave dhe pasurisë nga tregtarët izraelitë dhe jo izraelitë. Dosja tjetër kundër kryeministrit izraelit i përket implikimit të Netanjahut dhe anëtarëve të familjes së tij në korrupsionin financiar e cila akoma nuk është hapur. Ky kanal i regjimit sionist ka deklaruar se policia ka zhvilluar hetime të gjera në lidhje me këtë çështje dhe ka marrë në pyetje mbi 50 persona. Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu në reagim ndaj publikimit të këtij lajmi, ka deklaruar se këto lajme nuk janë të vërteta dhe pretendimet e paraqitura në media janë të pabaza. Mediat dhe partitë opozitare izraelite së fundi kanë paraqitur edhe çështjen e ndërmjetësimit të Netanjahut në blerjen e nëndetëseve nga Gjermania. Ata kanë deklaruar se Deivid Shamron dhe Netanjahu kanë fituar një shumë të madhe parash gjatë kësaj shitblerje.