Plani i ri i regjimit sionist për pushtimin e Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40696-plani_i_ri_i_regjimit_sionist_për_pushtimin_e_kodsit
Ministri i kabinetit të regjimit sionist ka bërë të ditur planin e ri të regjimit sionist për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze në Bejtul-Mokades.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 02, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Plani i ri i regjimit sionist për pushtimin e Kodsit

Ministri i kabinetit të regjimit sionist ka bërë të ditur planin e ri të regjimit sionist për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze në Bejtul-Mokades.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naftali Benet, ministri i arsimit të regjimit sionist, të dielën në mbrëmje, ka deklaruar se kabineti i Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, ka ndërmend të dërgojë një plan për tu miratuar në parlament në bazë të të cilit do të legjitimohet pronësia e kolonisë sioniste Mealie Adumim që ndodhet në lindje të Bejtul-Mokades. Kolonia sioniste Mealie Adumim e cila është ndërtuar në vitin 1975, sipas marrëveshjes së Oslos është pjesë e rajoneve në territoret e pushtuara palestineze dhe në mënyrë të plotë duhet të jetë nën pronësi të palestinezëve. Autoritetet e regjimit sionist para kësaj kishin deklaruar se janë duke përgatitur miratimin e një plani për ndërtimin e 5600 njësive të reja banimi në kolonitë e reja sioniste. Këto veprime të regjimit sionist bëhen në kohën kur Këshilli i Sigurimit të OKB më 23 dhjetor 2016, ka miratuar një rezolutë me të cilën ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste të regjimit sionist në territoret palestinez. Miratimi i kësaj rezolute ka ngjallur irritimin e autoriteteve të regjimit sionist dhe kanë deklaruar se kurrë nuk do ta respektojnë këtë rezolutë.