Përvjetori i parë i ekzekutimit me vdekje të Shejkh Nemr
(last modified Mon, 02 Jan 2017 06:31:03 GMT )
Janar 02, 2017 07:31 Europe/Tirane
  • Përvjetori i parë i ekzekutimit me vdekje të Shejkh Nemr

Ceremonia e përvjetorit të parë të ekzekutimit me vrasje të Shejkh Nemr Bagher Al-Nemr, klerikut të njohur shiit të Arabisë Saudite, zhvillohet sot (të hënën me 12 janar 2017) me pjesëmarrjen e opozitarëve të regjimit Al Saud në lindje të Arabisë Saudite.

Shejkh Nemr Al-Nemr ishte arrestuar në qershor të vitit 2012 pas protestave të gjera që u zhvilluan në shkurt të vitit të 2011 në rajonin shiit Katif të Arabisë Saudite. Shehjh Nemr më 15 tetor 2015, ishte dënuar nga gjykata penale e regjimit Al Saud me ekzekutim me vrasje me akuzë të veprimtarisë kundër sigurisë kombëtare. Ekzekutimi me vrasje i Shejkh Nemr u krye si një krim i tmerrshëm dhe terrorizëm shtetëror më 2 janar të vitit 2016, i cili ngjalli reagime të ashpra rajonale dhe të organizatave të pavarura ndërkombëtar. Regjimi Al Saud për të arsyetuar këtë krim të tij, së bashku me Shejkh Nemr ka ekzekutuar edhe disa të rinj të akuzuar për pjesëmarrje në protesta kundër regjimit, si dhe disa kriminelë të tjerë të cilët në dosjen e tyre kishin edhe bashkëpunimin me grupet terroriste.  Politikat shtypëse të regjimit Al Saud kundër qytetarëve të këtij vendi sidomos kundër myslimanëve shiitë po shtohen për çdo ditë e më tepër dhe forcat ushtarake të këtij regjimi në lindje të këtij vendi po kryejnë sulmet më të ashpra kundër banorëve të këtyre rajoneve të banuara me myslimanë shiitë.

Tags