Kryeministri irakian pret presidentin e Francës
Kryeministri irakian theksoi nevojën e bashkëpunimit informativ mes të gjitha vendeve për të luftuar grupin takfirist-sionist ISIS.
Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut, në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad me presidentin francez Francois Hollande, i pyetur në lidhje me mundësinë e dislokimit të trupave të huaja në Irak për të luftuar kundër ISIS-it, theksoi se në terrenin e luftës kundër ISIS janë vetëm forcat irakiane. Ai shtoi se rindërtimi i rajoneve të çliruara nga pushtimi i ISIS është një nga prioritetet kryesore të qeverisë irakiane dhe shtoi se pas stabilizimit të gjendjes, të gjithë refugjatët që janë vendosur nëpër kampe, do të rikthehen në shtëpitë e tyre. Presidenti francez Francois Hollande ndodhet për një vizitë në Irak ku do të inspektojë edhe trupat franceze të dislokuara në këtë vend.