Nuri Maleki: Boshti i rezistencës është fronti përballë regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40789-nuri_maleki_boshti_i_rezistencës_është_fronti_përballë_regjimit_sionist
Zv/presidenti i parë i Irakut deklaroi se vendi i tij e konsideron boshtin e rezistencës si frontin kryesor përballë regjimit sionist dhe do të bashkëpunojë me boshtin e rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • Nuri Maleki: Boshti i rezistencës është fronti përballë regjimit sionist

Zv/presidenti i parë i Irakut deklaroi se vendi i tij e konsideron boshtin e rezistencës si frontin kryesor përballë regjimit sionist dhe do të bashkëpunojë me boshtin e rezistencës.

Nuri Maleki, zv/president i parë i Irakut dhe sekretar i përgjithshëm i partisë islamike Dava të Irakut, zhvilloi sot një konferencë shtypi në Teheran ku theksoi se rreziku i regjimit sionist është më i madh se rreziku i terrorizmit në rajon dhe shtoi:” Planet ekspansioniste të regjimit sionist nuk përfshijnë vetëm territoret e Palestinës, por të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.” Maleki tha se Irani është në vijën e parë të frontit kundër regjimit okupator izraelit dhe shtoi se rezistenca përballë komploteve të regjimit sionist duhet të jetë e gjithanshme, sepse ky regjim synon shpërbërjen e të gjitha shteteve të rajonit. Zv/presidenti i parë i Irakut grupin terrorist ISIS e cilësoi si një pjellë të sionistëve dhe aleatëve të tyre për të shkatërruar Sirinë dhe Irakun dhe për të rrëzuar qeveritë legjitime në këto vende. Përsa u përket politikave të Arabisë Saudite në rajon, Nuri Maleki tha se Arabia Saudite është qendra e terrorizmit dhe vehabizmit në Lindjen e Mesme dhe shtoi se ky vend do të paguajë një çmim të lartë për përkrahjen e grupeve terroriste. Ai tha se Rijadi edhe aktualisht po paguan shtrenjtë në Siri dhe Jemen për politikat e gabuara dhe çnjerëzore të regjimit Al Saud. Zv/presidenti irakian ndodhet në Teheran për një vizitë zyrtare në RII.