Sulme terroriste në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40798-sulme_terroriste_në_irak
Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me autobombë këtë të hënë në Bagdad, sipas raportimit të mediave irakiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2017 19:03 Europe/Tirane
  • Sulme terroriste në Irak

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me autobombë këtë të hënë në Bagdad, sipas raportimit të mediave irakiane.

Dhjetëra persona janë plagosur. Ndërkohë që sot, ndodhet për një vizitë në kryeqytetin irakian presidenti francez, Francois Hollande. Atentati ndodhi në një shesh mjaft të popullor shiit në Sadr City. Për momentin askush nuk e ka marrë përsipër sulmin. rreth 29 persona mbetën të vrarë në tre atentate të ndryshme në Bagdad. Shtatë agjentë policie vdiqën ndërsa një sulm ndodhi të dielën në qytetin e shenjtë shiit në Naxhaf, në jug të Irakut. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi terrorist takfirist ISIS  sunit, nëpërmjet agjencisë së vet të lajmeve, Amaq.