Nuri Maleki thekson çlirimin e Irakut nga pushtimi i terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40822-nuri_maleki_thekson_çlirimin_e_irakut_nga_pushtimi_i_terroristëve
Zv/presidenti i parë i Irakut ka deklaruar se çlirimi i të gjithë territorit të vendit të tij nga pushtimi i terroristëve takfiriste është një çështje e padiskutueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2017 02:55 Europe/Tirane
  • Nuri Maleki thekson çlirimin e Irakut nga pushtimi i terroristëve

Zv/presidenti i parë i Irakut ka deklaruar se çlirimi i të gjithë territorit të vendit të tij nga pushtimi i terroristëve takfiriste është një çështje e padiskutueshme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Nuri Maleki, zv/presidenti i parë i Irakut i cili ka arritur për një vizitë në Teheran, të hënën ka zhvilluar një takim me Ajetullah Shahrudi, kryetari i Këshillit të Lartë për Zgjidhjen e Çështjeve dhe Rregullimin e Marrëdhënieve mes tre Institucioneve shtetërore të Iranit. Nuri Maleki në këtë takim ka paraqitur një raport në lidhje me çështjet më të rëndësishme të situatës politike dhe ushtarake të Irakut dhe ka vlerësuar ndihmën ushtarake dhe konsultuese të Republikës Islamike të Iranit. Nga ana e tij, Ajetullah Shahrudi deklaroi se formimi i forcave vullnetare popullore është një prej veprimeve të rëndësishme të Qeverisë dhe popullit të Irakut dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe forcimit të këtyre strukturave  dhe nevojën për ruajtjen e bashkimit dhe unitetit kombëtare të Irakut. Vlen të theksohet se zv/presidenti i parë i Irakut ka arritur për një vizitë në Teheran për tu takuar me funksionarët e Republikës Islamik të Iranit.