Humbjet e forcave saudite në provincën kufitare Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40825-humbjet_e_forcave_saudite_në_provincën_kufitare_xhizan
Gjatë sulmeve të njësiteve të artilerisë së forcave të Jemenit kundër pozicioneve të forcave agresore saudite në provincën kufitare Xhizan, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2017 03:06 Europe/Tirane
  • Humbjet e forcave saudite në provincën kufitare Xhizan

Gjatë sulmeve të njësiteve të artilerisë së forcave të Jemenit kundër pozicioneve të forcave agresore saudite në provincën kufitare Xhizan, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit të hënën kanë sulmuar me predha pozicionet e forcave të ushtrisë së Arabisë Saudite në rajonin kufitar Xhizan ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa ushtarë sauditë. Njësitet e artilerisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e forcave të ushtrisë së Arabisë Saudite në bazën Muanak ku si pasojë janë plagosur disa ushtarë saudite. Gjithashtu nga sulmi i forcave jemenase kundër qendrës Al-Malzur të forcave të Arabisë Saudite në Xhizan, janë shkatërruar disa automjete ushtarake dhe janë vrarë dhe janë plagosur disa ushtarë sauditë. Forcat e përbashkëta jemenase gjithashtu kanë rrëzuar një avionë spiunazhi të forcave saudite në rajonin kufitar Xhizan. Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar se në sulmet e të hënës avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone të provincave Hadida dhe Meareb të Jemenit dhe kanë vrarë shtatë civilë dhe kanë plagosur disa të tjerë në mesin e tyre disa fëmijë dhe gra. Arabia Saudite me disa vende të tjera arabe me mbështetjen e Amerikës që nga marsi i viti 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer në pushtet ish-presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi.