Shpërthim terrorist në Ramadi të Irakut
Janar 03, 2017 11:12 Europe/Tirane
Nga shpërthimi terrorist në provincën Anbar të Irakut, është vrarë një ushtar dhe është plagosur një civil tjetër.
Faqja informative Shafak News njoftoi se Sa'd Muin, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, të martën ka deklaruar se ky shpërthim është kryer nga një sulmues kamikaz i cili ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive në një postbllok të forcave të sigurisë në Ramadi, qendër e provincës Anbar. Vlen të theksohet se disa sulme terroriste kanë ndodhur në rajonet e Bagdadit dhe Samaras. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 64 civilë dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Tags