Rindërtimi i Alepos, prioritet i qeverisë së Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40897-rindërtimi_i_alepos_prioritet_i_qeverisë_së_damaskut
Kryeministri sirian deklaroi se rindërtimi i infrastrukturës së qytetit Alepo është prioritet i qeverisë siriane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 03, 2017 18:18 Europe/Tirane
  • Rindërtimi i Alepos, prioritet i qeverisë së Damaskut

Kryeministri sirian deklaroi se rindërtimi i infrastrukturës së qytetit Alepo është prioritet i qeverisë siriane.

Emad Khamis duke theksuar se një pjesë e madhe e Alepos është shkatërruar nga grupet terroriste, shtoi se shkatërrimet e shkaktuara nga terroristët dëshmojnë qartë për urrejtjen e tyre ndaj Sirisë dhe ndaj kulturës dhe historisë së popullit të lashtë sirian. Duke uruar edhe një herë clirimin e qytetit nga zgjedha e terroristëve, kryeministri sirian tha se planet e qeverisë së Damaskut për rindërtimin e Alepos do të fillojnë të zbatohen së shpejti. Emad Khamis zhvilloi një vizitë në Alepo ku u njoh nga afër me situatën dhe nevojat e banorëve të këtij qyteti që u clirua më 22 Dhjetor 2016.