Sulmi terrorist i Stambollit nga gjuha e një dëshmitari
Një prej personave që i shpëtoi sulmit terrorist të Stambollit, thotë se bërthamat terroriste të ISIS kanë depërtuar brenda në Turqi dhe po shfrytëzojnë edhe shtetasit turq.
Faqja informative Parstoday njoftoi se Nedal Bashravi, shtetas libanez i cili në çastin e sulmit terrorist të fundit në një klub nate në Stamboll ishte prezent në këtë vend dhe arriti të shpëtojë, ka thënë se në këtë sulm kishin vepruar më shumë se një person. Autorët e këtij sulmi flitnin në gjuhën turke me njëri-tjetrin dhe kjo tregon se bërthamat terroriste të ISIS kanë depërtuar brenda në territorin e Turqisë. Së pari njerëzit të trazuar filluan të iknin andej e këndej dhe fshiheshin nën tavolina ndërkohë njëri prej sulmuesve gjatë gjithë kohës shqiptonte fjalën "La Ilahe Il-lallah" dhe kishte një mitraloz në dorë dhe qëllonte ata të cilët ishin fshehur. Secili nga viktimat mundoheshin që të mos bëjnë asnjë lëvizje në mënyrë që të mos qëllohen për herë të dytë. Bashravi i cili është plagosur në këtë sulm, vazhdoi duke thënë: "Një prej sulmuesve terroriste pas të shtënave, priste pak në mënyrë që të sigurohet se të gjithë ata që ka qëlluar, janë vrarë. Pastaj për tu siguruar, edhe një herë i qëllonte ata dhe tre persona që ishin afër meje janë vrarë kur sulmuesi qëlloi për herë të dytë.