Zbulohen 80 kufoma të tjera të masakrës Spiker në Irak
Dy vite e gjysmë pas masakrimit të ushtarëve irakianë nga terroristët e ISIS në bazën ajrore irakiane Spiker në qytetin Tikrit, sot janë zbuluar kufomat e 80 viktimave të tjera të këtij krimi.
Siç njofton kanali televiziv iranian Press Tv, Fazel Al Garavi, aktivist i të drejtave të njeriut në provincën Salahedin të Irakut, kufomat e 80 ushtarëve irakianë të masakruar nga terroristët e ISIS janë zbuluar pasi u nxorën nga uji në zonën e pallateve presidenciale në provincën Salahedin. Deri tani janë zbuluar trupat e 560 viktimave të masakrës së ISIS në bazën ajrore Spiker, ku në vitin 2014 terroristët masakruan mbi 1700 studentë të Akademisë së forcave ajrore të ushtrisë irakiane. Grupi terrorist-takfirist ISIS nën përkrahjen e vendeve të tilla si SHBA, Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe Izraeli, ka kryer krimet më çnjerëzore në Siri dhe Irak.