De Mistura nuk merr pjesë në takimin e Astanasë
I dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe opozitarëve në Astana.
Stefan Duxherlik zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB në një konferencë për shtyp në Nju Jork ka thënë: OKB, bisedimet në Astana nuk i konsideron rivale të bisedimeve në Gjenevë. Stefan De Mistura i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë nuk do të marrë pjesë në negociatat për paqe në Siri që zhvillohen në Astana, pasi në këtë takim do të dërgohet një tjetër përfaqësues. Ndërkohë sipas tij De Mistura do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane. Rusia dhe Turqia kohët e fundit kanë arritur një akord për vendosjen e armëpushimit në Siri. Ky armëpushim ishte parapërgatitje për nisjen e bisedimeve të paqes në Asatana, të cilat do të mbahen në fund të Janarit, ndërsa bisedimet në Gjenevë janë caktuar për në datë 8 shkurt.