Bahrejnasit kritikojnë heshtjen ndërkombëtare kundrejt krimeve të regjimit Al Khalifa
Zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Vafaku Kombëtar në Bahrejn ka kritikuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt krimeve që forcat e regjimit Al Khalifa kryejnë ndaj popullit bahrejnas dhe sidomos ndaj rrethimit të rajonit Deraz në perëndim të Manamasë kryeqytetit të Bahrejnit.
Sheik Husein Diha zëvendësi i sheik Ali Selman kreu i lëvizjes islamike Vafaku Kombëtar në Bahrejn tha se rrethimi i rajonit Deraz është tregues i irritimin të regjimit Al Khalifa dhe shtoi se në këtë rajon jetojnë më shumë se 20 mijë banorë të cilët janë bllokuar nga rrethimi i forcave të regjimit Al Khalifa. Ai me këtë rast kërkoi të thyhet heshtja ndërkombëtare kundrejt krimeve të regjimit Al Khalifa dhe tha se Bashkësia Ndërkombëtare po mban qëndrim inaktiv kundrejt çështjes së Bahrejnit. Forcat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn kanë rrethuar rajonin Deraz në perëndim të Manamasë me qëllim që të detyrojnë shtetasit bahrejnas të tërhiqen nga kërkesa e tyre për demokraci dhe liri. Qytetarët bahrejnas kanë protestuar vazhdimisht kundër politikave diskriminuese të regjimit Al Khalifa duke marrë pjesë në protesta të gjera në rajonin Deraz në perëndim të Manamas, kryeqytetit të Bahrejnit. Protestuesit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër politikave të sunduesve të regjimit Al Khalifa dhe kanë theksuar ndërprerjen e dënimit të personaliteteve të dalluara të Bahrejnit. Grevat dhe protesta qytetare përpara shtëpisë së sheik Selman në rajonin Deraz, vazhdojnë akoma pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë dhe policisë. Qytetarët e Bahrejnit organizojnë protesta kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe protestojnë kundër dënimeve të padrejta të qytetarëve të këtij vendi nga ky regjim. Ndërkohë zv/sekretari i përgjithshëm i organizatës politike Vafak të Bahrejnit ka theksuar se do të vazhdojë luftën dhe përpjekjet e tij paqësore deri në kohen kur në Bahrejn të vendoset demokracia dhe liria. Sheik Husein Diha zv/sekretari i përgjithshëm i organizatës politike Vafak të Bahrejnit, ka deklaruar: Jam i sigurt se rezistenca dhe lufta e popullit të Bahrejnit më në fund do të arrijë në fitore. Ai me këtë rast ka vlerësuar lartë të gjithë personalitetet dhe grupet që mbështesin kërkesat e popullit të Bahrejnit për liri, demokraci, respektim të të drejtave të njeriut dhe zgjidhjen politike të krizës së këtij vendi. Organizata politike Vafak e Bahrejnit është subjekti më i madh politik opozitar në këtë vend të cilën e ka shpërndarë regjimi Al Khalifa dhe ka burgosur sheik Ali Selman, sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate. Akuzat kundër sheik Ali Selman janë predikimi për ndryshimin e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit duke përdorur forcën. Sheik Ali Selman në janar të vitit 2015 është dënuar me katër vite burg dhe pastaj ky dënim i tij është zgjatur në 9 vjet burg dhe është konfirmuar në gjyqin e fundit. Vlen të theksohet se populli i Bahrejnit që nga shkurti i vitit 2011, është ngritur në protesta paqësore kundër politikave shtypëse dhe diskriminuese të regjimit Al Khalifa të këtij vendi.