Amerika dhe Anglia, përkrahës të regjimit diktatorial në Bahrejn
Shoqata islamike e Bahrejnit me anë të një komunikate deklaroi se përkrahja për regjimin diktatorial dhe injorimi i të drejtave të popullit bahrejnas është politikë e përbashkët e SHBA dhe Anglisë.
Shoqata Vefagh në këtë komunikatë thekson:” Populli i Bahrejnit lufton për lirinë dhe të drejtat e tij qytetare, por Amerika dhe regjimi Al Khalifa së bashku me aleaten e tyre Anglinë, nuk e duan lirinë dhe të drejtat e popullit bahrejnas, po bashkëpunojnë në shtypjen e këtij populli liridashës, ndërsa perëndimi hesht përballë krimeve të regjimit Al Khalifa". Që prej Shkurtit 2011, populli bahrejnas ka filluar protestat paqësore duke kërkuar reforma politike,vendosjen e drejtësisë, heqjen e diskriminimit dhe ardhjen në pushtet të një qeverie të zgjedhur nga populli e jo nga mbreti.