Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi terrorist në Latakia
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41152-shtohet_numri_i_viktimave_nga_shpërthimi_terrorist_në_latakia
Prefekti i provincës Latakia njoftoi shtimin e numrit të të vrarëve dhe të plagosurve nga shpërthimi terrorist në rajonin Amare të qytetit Xhebale në provincën Latakia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2017 06:31 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi terrorist në Latakia

Prefekti i provincës Latakia njoftoi shtimin e numrit të të vrarëve dhe të plagosurve nga shpërthimi terrorist në rajonin Amare të qytetit Xhebale në provincën Latakia.

Ibrahim Salem ditën e enjte njoftoi se nga shpërthimi i autobombës në afërsi të stadiumit të qytetit Xhebale 12 persona humbën jetën dhe 30 u plagosën, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi pasditen e së enjtes në rajonin Amare që është një prej zonave më të frekuentuara të qytetit në fjalë.