Siria dhe Iraku të vendosur për të luftuar terrorizmin
Presidenti i Sirisë dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut ditën e enjte në një takim të mbajtur në Damask theksuan se të gjitha vendet duhet të angazhohen në luftën kundër terrorizmit.
Falah Fiadh këshilltar i sigurisë kombëtare dhe i dërguar i kryeministrit irakian, në takim me presidentin e Sirisë përcolli një mesazh të Hejdar Ebadi kryeministrit të Irakut për presidentin Bashar Asad. Në këtë mesazh është theksuar rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të Irakut me Sirinë në luftën kundër terrorizmit dhe forcimi i bashkëpunimit në të ardhmen. Palët analizuan rezultatet e luftës kundër terrorizmit dhe disfatat e terroristëve në Alepo dhe në Mosul dhe theksuan se terrorizmi dhe ideologjia takfiriste është armik i të dy vendeve. Bashar Asad dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut vunë në dukje faktin se lufta kundër terrorizmit ndikon jo vetëm tek vendet e rajonit por në të gjithë botën dhe shtuan se terrorizmi nuk njeh kufij, pasi sulme terroriste janë regjistruar si në vende të rajonit ashtu edhe në vende të tjera në botë.