10 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad të Irakut
Janar 06, 2017 06:31 Europe/Tirane
Shpërthimi i një autobombe në Bagdad kryeqytetin e Irakut ka marrë jetën e 10 personave dhe plagosur 21 të tjerë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Fars sipas të cilës shpërthimi ka ndodhur në rajonin Bab Moadham në qendër të Bagdadit. Më herët janë regjistruar 4 shpërthime në Bagdad ku për pasojë me dhjetëra civilë irakianë janë vrarë dhe plagosur. Grupi terrorit ISIS për tu hakmarrë ndaj ushtrisë irakiane ka nisur të sulmojë civilët duke shpërthyer autobomba në zonat e banuara në qytete të ndryshme të Irakut.
Tags