Vriten të tjerë ushtarë të Arabisë Saudite në Jemen
Janar 06, 2017 07:02 Europe/Tirane
Nga sulmet me topa të ushtrisë jemenase kundër bazave të Arabisë saudite në rajonin Nexhran, 6 ushtarë sauditë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia irna sipas të cilës qendër e këtij sulmi ishte baza Khadhera në rajonin Nexhran. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe rajonet Kodra Zabare dhe Kodra Magame në Xhizan ku kanë vrarë disa ushtarë sauditë. Ndërsa në rajonin Kelaba të provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit, forcat jemenase kanë vrarë të paktën 5 mercenarë sauditë.
Tags