Kreu i Al Kaidas: Al Bagdadi është mashtrues
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41227-kreu_i_al_kaidas_al_bagdadi_është_mashtrues
Iman Zavahiri kreu i grupit terrorist Al Kaida me anë të një audio-mesazhi e cilësoi mashtrues dhe shpifës kreun e ISIS-it Abubekr Al Bagdadi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 06, 2017 21:54 Europe/Tirane
  • Kreu i Al Kaidas: Al Bagdadi është mashtrues

Iman Zavahiri kreu i grupit terrorist Al Kaida me anë të një audio-mesazhi e cilësoi mashtrues dhe shpifës kreun e ISIS-it Abubekr Al Bagdadi.

Al Zavahiri mohoi të ketë thënë se të krishterët mund të marrin pjesë në pushtetit eventual të Al Kaida në të ardhmen. Ai këmbënguli se sulmet në Irak duhet të përqendrohen kundër forcave ushtarake dhe shiitëve të këtij vendi. Një mesazh i tillë nga një terrorist si Al Zavahiri vjen në një kohë kur si Al Kaida, ashtu edhe ISIS kanë kryer mijëra sulme terroriste kundër civilëve dhe kanë kryer krime të tmerrshme kundër popullsisë civile qofshin shiitë, sunitë, kurdë apo të krishterë.