UNICEF: Mbi 10 mijë fëmijë jemenas viktima të agresionit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41299-unicef_mbi_10_mijë_fëmijë_jemenas_viktima_të_agresionit_saudit
Agjensia e OKB për mbrojtjen e fëmijëve bëri të ditur se shpërbërja e sistemit shëndetësor të Jemenit si pasojë e agresionit të Arabisë Saudite kundër këtij vendi ka shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë fëmijëve jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2017 13:15 Europe/Tirane
  • UNICEF: Mbi 10 mijë fëmijë jemenas viktima të agresionit saudit

Agjensia e OKB për mbrojtjen e fëmijëve bëri të ditur se shpërbërja e sistemit shëndetësor të Jemenit si pasojë e agresionit të Arabisë Saudite kundër këtij vendi ka shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë fëmijëve jemenas.

Eduard Santiago, drejtori rajonal i UNICEF, raportoi se mbi 3500 fëmijë jemenas janë vrarë në bombardimet e forcave ajrore të Arabisë Saudite, ndërsa pjesë tjetër kanë vdekur si pasojë e urisë dhe e mungesës së shërbimit mjekësor për shkak të bllokadës çnjerëzore që Arabia Saudite i ka imponuar Jemenit. Santiago shtoi se shumica e fëmijëve jemenas kanë vdekur nga sëmundje që mund të kurohen shumë lehtë në kushte normale, por gjatë agresionit saudit kundër Jemenit janë mbyllur mbi 3500 qendra mjekësore në këtë vend. Drejtori rajonal i UNICEF deklaroi se për shkak të bllokadës së imponuar nga Arabia Saudite, është e pamundur ndihma mjekësore për 8 milionë fëmijë jemenas.