Vizita e kryeministrit turk në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41317-vizita_e_kryeministrit_turk_në_bagdad
Ambasadori i Turqisë në Bagdad, lidhur me vizitën e kryeministrit turk në Irak ka thënë se çështja e tërheqjes së forcave turke nga territori i Irakut do të diskutohet me autoritetet irakiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2017 15:07 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit turk në Bagdad

Ambasadori i Turqisë në Bagdad, lidhur me vizitën e kryeministrit turk në Irak ka thënë se çështja e tërheqjes së forcave turke nga territori i Irakut do të diskutohet me autoritetet irakiane.

Binali Yilidirim ka shkuar për një vizitë në Irak i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes, ministri i arsimit ministri i energjisë, ministri i ekonomisë dhe ministri i tregtisë dhe doganave. Gjatë qëndrimit në Irak, kryeministri i Turqisë do të takohet dhe diskutojë me presidentin Fuad Masum dhe kryetarin e parlamentit Salim Xhaburi. Më pas Ylidrim do të vizitojë Kurdistanin e Irakut për tu takuar me kryetarin Masud Barzani.