Avionët amerikanë vrasin civilët në Raka
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41320-avionët_amerikanë_vrasin_civilët_në_raka
Në sulmin e avionëve amerikanë kundër ISIS në qytetin Raka në veri të Sirisë, janë vrarë 11 civilë sirianë, 5 prej të cilëve ishin fëmijë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 07, 2017 18:43 Europe/Tirane
  • Avionët amerikanë vrasin civilët në Raka

Në sulmin e avionëve amerikanë kundër ISIS në qytetin Raka në veri të Sirisë, janë vrarë 11 civilë sirianë, 5 prej të cilëve ishin fëmijë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, bëri të ditur se ky sulm i kryer në rajonet Gazban dhe Sueida në Raka, ka shkaktuar edhe dhjetëra të plagosur dhe pritet që numri i viktimave të rritet, sepse gjendja e shumë të plagosurve është kritike. Në një sulm të ngjashëm të kryer nga forcat amerikane më 8 Dhjetor 2016 në rajonin Al Mashirfe në Raka, avionët amerikanë vranë 28 civilë dhe plagosën shumë të tjerë. Edhe më 9 Dhjetor, forcat ajrore amerikane sulmuan fshatin Al Heisha në provincën Raka duke vrarë 23 civilë sirianë, një prej të cilëve ishte fëmijë. Në Shtator 2016, forcat amerikane sulmuan edhe pozicionet e ushtrisë siriane në Deirul Zur duke vrarë mbi 80 ushtarë sirianë dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.