Bagdadi dhe Ankaraja kërkojnë eliminimin e tensioneve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41365-bagdadi_dhe_ankaraja_kërkojnë_eliminimin_e_tensioneve
Presidenti i Irakut në takim me kryeministrin e Turqisë kërkoi eliminimin e tensioneve mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2017 02:50 Europe/Tirane
  • Bagdadi dhe Ankaraja kërkojnë eliminimin e tensioneve

Presidenti i Irakut në takim me kryeministrin e Turqisë kërkoi eliminimin e tensioneve mes dy vendeve.

Fuad Masum, president i Irakut dje u takua me Binali Yilidirim kryeministër i Turqisë, ku theksoi se të përbashkëtat historike mes dy vendeve duhet të sundojnë dhe tu japin fund tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti irakian vuri në dukje se pas fitoreve kundër ISIS në Irak dhe në Siri, vendet e rajonit duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e  tyre në përballje me terrorizmin dhe radikalizmin. Në këtë takim kryeministri Yildirim shprehu interesimin e Turqisë për të bashkëpunuar me Irakun në luftën kundër terrorizmit. Dje kryeministri turk u takua edhe me kryeministrin Hejdar Ebadi dhe kryetarin e parlamentit Salim Xhaburi të Irakut.