Forcat popullore të Irakut bllokojnë rrugën e ushtarëve amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41377-forcat_popullore_të_irakut_bllokojnë_rrugën_e_ushtarëve_amerikanë
Lëvizja e Rezistencës Islamike "Al-Nuxheba" e Irakut me anë të një deklarate, ka njoftuar se forcat e kësaj lëvizje në lartësitë Makhul në veri të provincës Salahudin, kanë u bllokuar rrugën ushtarëve amerikanë të cilët synonin të kalonin nëpër pozicionet e forcave të kësaj lëvizje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Forcat popullore të Irakut bllokojnë rrugën e ushtarëve amerikanë

Lëvizja e Rezistencës Islamike "Al-Nuxheba" e Irakut me anë të një deklarate, ka njoftuar se forcat e kësaj lëvizje në lartësitë Makhul në veri të provincës Salahudin, kanë u bllokuar rrugën ushtarëve amerikanë të cilët synonin të kalonin nëpër pozicionet e forcave të kësaj lëvizje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në deklaratën e lëvizjes "Al-Nuxheba" e cila është një prej grupeve të forcave vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi", nuk përmendet koha se kur ka ndodhur kjo ngjarje, por forcat amerikane paralajmërohen që të mos afrohen pranë pozicioneve të forcave të kësaj lëvizje dhe është theksuar se forcat e kësaj lëvizje janë në gjendje gatishmërie për tu përballur me çfarëdo kërcënimi të mundshëm. Në këtë deklaratë gjithashtu refuzohet çfarëdo lloj bashkëpunimi me forcat e huaja dhe thuhet se Amerika dhe aleatet e saj kanë hapur rrugën për terroristët në Irak. Vlen të theksohet se Lëvizja e Rezistencës Islamike "Al-Nuxheba" e Irakut ka deklaruar se është kundër çfarëdo lloj pranie të forcave të huaja në operacionet për çlirimin e Mosulit dhe ka thënë se operacionet aktuale në Mosul duhet të jenë vetëm të forcave irakiane në mënyrë që fitorja të arrihet sa më shpejtë.