Delegacioni i Senatit të Francës takohet me Bashar Asad
Janar 08, 2017 10:38 Europe/Tirane
Tre deputetë djathtistë të Senatit të Francës kanë zhvilluar një takim me Bashar Asad, presidentin e Sirisë me të cilin kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Sipas gazetës franceze "Le Figaro", Thierry Mariani të dielën në mëngjes në takim me Bashar Asad, ka biseduar në lidhje negociatat e të dy palëve, në lidhje me çështjet e Sirisë dhe zhvillimet e fundit në këtë vend. Në këtë takim i cili ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ishin të pranishëm edhe dy senatorë të tjerë të Francës Nicolas Dhuicq dhe Jean Lassalle të cilët vizitën e tyre në Siri e kanë vlerësuar si një iniciativë individuale për tu informuar për situatën dhe realitetin në Siri.
Tags