Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e mercenarëve sauditë
Janar 09, 2017 16:53 Europe/Tirane
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit, në përgjigje të sulmeve të Arabisë Saudite kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve sauditë në provincat Ma’rib dhe Taiz.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv jemenas “Al-Masira”, i cili shton se në këto sulme janë vrarë dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite. Gjithashtu, mësohet se artileria e rndë e ushtrisë së Jemenit ka goditur me disa raketa bazat e Arabisë Saudite në provincën Al-Xhauf në veri të Jemenit si dhe në rajonin Naxhran në jug të Arabisë Saudite.
Tags