Vriten 8 nxënës shkolle në Jemen
Avionët agresorë të Arabisë Saudite bombarduan sot një shkollë në rajonin Nahm në kryeqytetin e Jemenit, Saana, duke vrarë 8 nxënës jemenas dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Ndërkohë, banorët e qytetit Taiz në jug të Jemenit, protestuat sot kundër vazhdimit të agresionit dhe bllokadës çnjerëzore të Arabisë Saudite kundër popullit të pafajshëm e të pambrojtur jemenas duke hedhur slogane kundër regjimit Al Saud dhe duke dënuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve që kryhen çdo ditë kundër popullit të Jemenit. Që prej fillimit të agresionit saudit kundër Jemenit në Mars 2015, mbi 11 mijë civilë jemenas janë vrarë, dhjetëra mijëra janë plagosur dhe miliona jemenas kanë mbetur të pastrehë, ndërsa infranstruktura e Jemenit është shkatërruar plotësisht.