Vazhdojnë krimet e ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41677-vazhdojnë_krimet_e_isis_në_irak
Burime irakiane nga provinca Kirkuk bënë të ditur se terroristët e ISIS kanë ekzekutuar një ish pjesëtar të policisë irakiane dhe një adoleshent në jug të kësaj province.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2017 16:38 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e ISIS në Irak

Burime irakiane nga provinca Kirkuk bënë të ditur se terroristët e ISIS kanë ekzekutuar një ish pjesëtar të policisë irakiane dhe një adoleshent në jug të kësaj province.

Sipas këtyre burimeve, këta dy shtetas irakianë janë ekzekutuar nga terroristët e ISIS me prerje të kokës, nën akuzën se kanë bashkëpunuar me organet e sigurisë së Irakut. Terroristët e ISIS kanë shkatërruar ndërtesën e një gjykate në Mosul dhe kanë ekzekutuar katër gjykatës irakianë. Pjesëtarët e grupit terrorist-takfirist ISIS i kanë shtuar krimet kundër banorëve të Mosulit, pasi ndodhen në një situatë kritike si pasojë e vazhdimit të ofensivës së forcave irakiane për clirimin e këtij qyteti.