Hashd Shaabi: Abu Bekrin do ta kapim përpara amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41683-hashd_shaabi_abu_bekrin_do_ta_kapim_përpara_amerikanëve
Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut ka thënë: Hashd Shaabi do ta kapë Abu Bekr Bagdadin kreun e ISIS përpara amerikanëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2017 03:44 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi: Abu Bekrin do ta kapim përpara amerikanëve

Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut ka thënë: Hashd Shaabi do ta kapë Abu Bekr Bagdadin kreun e ISIS përpara amerikanëve.

Ahmed Asadi në një intervistë dhënë agjencisë IRNA të lajmeve ka thënë: Në bazë të informacioneve të deritanishme, Abu Bekr Bagdadi kreu i grupit terrorist ISIS ndodhet në një zonë mes rajoneve Beaxh dhe Geiran në afërsi të kufijve të Irakut me Sirinë. Asadi shtoi se mes forcave popullore Hashd Shaabi dhe forcave amerikane në Irak ekziston konkurrencë për kapjen e Abu Bekr Bagdadit dhe shtoi: Forcat e ushtrisë irakiane dhe ato popullore Hashd Shaabi në koordinim me njëri-tjetrin po mbledhin informacionin mbi vendndodhjen e Abu Bekr Bagdadit për kapjen e tij. Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut tha se amerikanët nuk duan ta vrasin Abu Bekr Bagdadin dhe shtoi: Misionet që hegjemonizmi botëror i ka besuar Abu Bekr Bagdadit nuk kanë përfunduar. Sa i përket nisjes së fazës së gjashtë të operacioneve të forcave popullore Hashd Shaabi në perëndim të Mosulit, zëdhënësi i këtyre forcave tha: Janë marrë të gjitha masat e duhura dhe shumë shpejt pas disa ditësh, kjo fazë do të nisë.