Fëmijët jemenas viktima të krimeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41692-fëmijët_jemenas_viktima_të_krimeve_të_arabisë_saudite
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite më 10 janar 2017 sulmuan zonën 9 të Sanas kryeqytetit të Jemenit duke marrë jetën 8 nxënësve dhe plagosur 15 të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2017 03:44 Europe/Tirane
  • Fëmijët jemenas viktima të krimeve të Arabisë Saudite

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite më 10 janar 2017 sulmuan zonën 9 të Sanas kryeqytetit të Jemenit duke marrë jetën 8 nxënësve dhe plagosur 15 të tjerë.

Avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa herë rajone të ndryshme të provincës Sana duke shkaktuar dëme të shumta njerëzore dhe materiale. Burimet informative të Jemenit njoftuan se avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe sot kanë kryer disa bombardime në zona të ndryshme të vendit. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa herë provincën Sana në veri të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas në mesin e tyre edhe disa fëmijë dhe gra. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe qytetin Sirvah në provincën Meareb dhe kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi civile. Ndërkohë, me mijëra persona kanë protestuar në rrugët e Sanas, kryeqytetit të Jemenit dhe pastaj janë mbledhur përpara zyrës së OKB dhe kanë kërkuar heqjen e bllokadës dhe dënimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit. Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit duke ju përgjigjur krimeve të agresorëve sauditë kanë sulmuar me tre raketa një bazë të forcave mercenare saudite në rajonin Kersh në provincën Lehaxh në jug të Jemenit duke vrarë dhjetëra prej tyre. Artileria e ushtrisë jemenase ka bombarduar disa pozicione të mercenarëve sauditë në rajonin Bir Basha në qytetin Taiz. UNICEF-i ka deklaruar se gjatë një viti e gjysmë të kaluar mbi 10 mijë fëmijë jemenas kanë vdekur për shkak të mungesës së ndihmave mjekësore. Burimet informative njoftuan se UNICEF-i të shtunën në një raport të tij ka deklaruar se janë shënuar rreth 10 mijë raste të vdekjes së fëmijëve jemenas nën moshën 5 vjeçare për shkak të mungesës së qasjes në përkujdesje mjekësore dhe shëndetësore. Kristof Buljark, zëdhënësi i UNICEF, deklaroi se rreth 7.5 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për ndihma mjekësore dhe 370 mijë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqimi. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i personave të cilët dyshohen se janë infektuar me sëmundjen e kolerës në 3 javët e kaluar ka shkuar në 1410 persona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar se sëmundja e kolerës ishte e përhapur vetëm në provincën Sana, mirëpo aktualisht është përhapur në të paktën 10 provinca të Jemenit si në Taiz dhe Aden. Ndërkohë burimet informative nga jemeni kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit saudit përsëri kanë sulmuar vendbanimet civile në Jemen në provincat Sa'de dhe Meareb ku si pasojë janë vrarë të paktën 10 civilë jemenas.