Hapet ambasada e Palestinës në Vatikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41842-hapet_ambasada_e_palestinës_në_vatikan
Nesër në Vatikan do të hapet zyrtarisht ambasada e Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 12, 2017 10:27 Europe/Tirane
  • Hapet ambasada e Palestinës në Vatikan

Nesër në Vatikan do të hapet zyrtarisht ambasada e Palestinës.

Në ceremoninë e përurimit të hapjes së ambasadës së Palestinës në Vatikan do të jetë i pranishëm edhe papa Francesku së bashku me Mahmud Abas kryetar i AAP. Vlen të theksohet se kreu i AAP po kryen një turne në vendet evropiane në Francë, Itali dhe Vatikan. Riadh Maleki ministër i jashtëm i Palestinës ka thënë se në takimin e ardhshëm mes Mahmud Abas dhe papës do të analizohet rreziku i transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods. Kongresi amerikan prej vitesh ka marrë vendim për transferimin e ambasadës, por zbatimi i këtij vendimi është shtyrë disa herë nga partitë republikane dhe demokratike në Amerikë. Në bazë të rezolutës së KS të OKB, lindja e Bejtul Mukadesit konsiderohet territor palestinez i pushtuar nga Izraeli dhe për këtë Izraelit nuk i lejohet që Bejtul Mukadesin ta shpallë kryeqytet të tij.