Mbi 460.000 fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41872-mbi_460.000_fëmijë_jemenas_vuajnë_nga_kequshqyerja
 Zëdhënësi i UNICEF deklaroi se mbi 460.000 fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja për shkak të agresionit dhe bllokadës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit dhe mundësia e vdekjes së tyre është 11 herë më e lartë sesa e fëmijëve të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2017 16:35 Europe/Tirane
  • Mbi 460.000 fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja

 Zëdhënësi i UNICEF deklaroi se mbi 460.000 fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja për shkak të agresionit dhe bllokadës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit dhe mundësia e vdekjes së tyre është 11 herë më e lartë sesa e fëmijëve të tjerë.

Kristof Bolirak, zëdhënës i UNICEF-it deklaroi se mbi 2.2 milionë fëmijë jemenas vuajnë nga mungesa e ushqimeve, por mbi 460.000 prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe në çdo çast kërcënohen nga vdekja. Sipas tij, në Jemen në çdo 10 minuta një fëmijë vdes nga uria dhe nga mungesa e medikamenteve. Dje Fondi i OKB për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se 1400 fëmijë jemenas kanë humbur jetën nga sulmet e Arabisë Saudite në Jemen. Meriksel Relano, përfaqësues i UNICEF në OKB, duke theksuar se numri real i fëmijëve të vrarë në Jemen mund të jetë më i lartë se statistikat e UNICEF-it, shtoi se si pasojë e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit mbi 7300 civilë jemenas kanë humbur jetën dhe të paktën 1400 prej tyre kanë qenë fëmijë. Sipas tij, mbi 39 mijë civilë jemenas janë plagosur në sulmet saudite. Përfaqësuesi i UNICEF-it në OKB tha se në këto statistika nuk përfshihet numri i fëmijëve jemenas që kanë vdekur si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe medikamenteve. Relano tha se mbi 2 milionë e 200 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa sistemi shëndetësor në Jemen praktikisht nuk funksionon.